Apeli lë në burg prokurorin e Sarandës Sali Hasan dhe 4 të tjerë

schedule15:59 - 14 Korrik, 2021

schedule 15:59 - 14 Korrik, 2021

Gjykata e Apelit, ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për masën e sigurisë “arrest me burg” për prokurorin e Sarandës Sali Hasa dhe katër të tjerë.

Hasa ra në pranga pas hetimeve të nisura gushtin e kaluar për një grup trafikantësh të lëndëve narkotike. Përveç Hasës, në pranga janë vënë edhe 5 persona të tjerë me akuzën e korrupsionit, përcaktimi i rezultateve në garat sportive si dhe ekspertim i rremë.

Referuar hetimeve ka rezultuar se Hasa ka pushuar akuzën e plagosjes për Emiljano Miranin, pasi ka marrë një shumë parash nga motra e tij, Elsona Papa që po hetohet nën masën e arrestit shtëpiak. Paraditen e së shtunës, oficerët e SPAK kanë zbarkuar në prokurorinë e Sarandës duke sekuestruar dokumentet, por edhe printera e sende të tjera ashtu siç shihet edhe në pamje.

Mësohet se janë të paktën tre episode të veçuara nga njëra-tjetra ku nga përgjimet ka rezultuar edhe fiksimi i ndeshjes Selenica-Përmeti që ka përfunduar me rezultatin 1-0 në favor të miqve.
Për këtë është arrestuar arbitri i ndeshjes, Qerim Ruçi si dhe zyrtari i Përmetit Bledar Hajredini.

Një rast tjetër është ai i oficerit të Policisë Gjyqësore, Napolon Hodaj, që dyshohet se në bashkëpunim me ish- ekspertin mjeko-ligjor, Hysen Korenica kanë ndikuar për t’i lehtësuar akuzën një të arrestuari për “Vjedhje me dhunë” dhe “Plagosje”.

Të gjithë këto të dhëna kanë dalë gjatë përgjimit çoi në pranga gjyqtaren e Krujës Enkelda Hoxha, që zbuloi një skemë korruptive të njerëzve të drejtësisë, por edhe korrupsion në radhët e bluzave të bardha. e.l/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!