TIRANË- Pavarësisht mungesës së vulës, Roland Bejko tha se grupimi ku ai bën pjesë do të vijojë betejën e tij, por nuk e specifikoi rrugë konkrete. Gjatë intervistën në Real Story, Bejko tha se do të bëjnë rekurs në Gjykatën e Lartë për çështjen e logos dhe vulës së Partisë Demokratike.
“Kauzën që kemi nisur dhe do ta ruajmë. Do ta vazhdojmë, por sa do t’ia dalim deri në fund, këtë do ta shikojmë. Atë program që paraqitem me atë program do t’u flasim shqiptarëve. Është një program, që mbështetet mbi katër shtylla të rëndësishme, të cilat na kalojnë nga një dimension i shtetit të kapur në një dimension të shtetit të qytetarëve. Ne do paraqitemi në zgjedhjet e ardhshme dhe rekursi do vazhdojë të bëhet”, tha ai.
Ai theksoi se me ose pa Bashën në skuadër, vizionin e tyre do ta çojnë përpara.
“Me apo pa Bashën, këtë nuk di ta them, sepse varet nga Basha dhe nga vetë demokratët. Situata në të cilën e nisëm dhe ku erdhëm deri tani natyrisht do merret në analizë, qëndrimet do ballafaqohen, në mbledhjen e kryesisë dhe në kolegjin e kryetarëve ka pasur debate , por të gjitha janë brenda një debati konstruktiv, që të gjejmë një zgjidhje më të mirë, që kjo pjesë e elektoratit shqiptar që quhet anti-Berishistët, që të ketë dhe ajo përfaqësuesit e vet të ketë një kuti ku të shkojë të shprehet. Do jenë më shumë apo më pak, këtë nuk e di. Ekipin e kemi, njerëzit aty janë. Do riformatohen, patjetër, unë kam propozuar jo një parti të re, përderisa bëjmë rekursin, mund të ndodhë që gjykata herët apo vonë, mund ta bëjnë pas dhjetë vjetësh, pas dhjetë vjetësh të marrim të vërtetën se ne nuk i kemi vjedhur kujt asgjë. Do marrim pjesë në zgjedhje në të gjitha variantet që të ofron Kodi Zgjedhor dhe Kushtetuta.
Sipas tij, për aq kohë sa Sali Berisha është kryetar i PD, grupimi afër Bashës nuk do pranojë të bashkëpunojë me të.
“”Është duke u bërë, ka afat, është brenda afati dhe do bëhet. Kushdo që është kundër establishmetit të vjetër. Për aq koha sa Sali Berisha të jetë kryetar i kësaj partie e përjashton mundësinë e këtij bashkëpunimi. Ne na bie e gjithë narrative po u bashkuam me Berishën. ”, tha ai./ abcnews.al