Apeli i yjeve amerikanë: Zhvishuni lakuriq dhe votoni nga shtëpia

schedule10:46 - 8 Tetor, 2020

schedule 10:46 - 8 Tetor, 2020

Është koha për të votuar, dhe shumë prej personazheve të njohur kanë publikuar video lakuriq në mënyrë që të  kujtojnë të gjithë amerikanët  se duhet të votojnë, raporton Daily Mail.

Yjet si: Sarah Silverman, Chris Rock, Tiffany Haddish, Amy Schumer dhe shumë të tjerë, janë zhveshur lakuriq në një përpjekje për të tërhequr vëmendjen dhe për të bërë thirrje se çdo kush duhet të votojë: “Zhvishuni lakuriq dhe votoni nga shtëpia”, ishte apeli i yjeve amerikanë.

Personazhe të tjerë si Chelsea Handler, Josh Gadd, Mark Ruffalo, Kerry Washington dhe Naomi Campbell, treguan nëpërmjet videove rëndësinë e votimeve, transmeton abcnews.al

 

Në një moment gjatë videos, Sarah ngriti dorën për të përshëndetur fansat e saj dhe pa-dashje zbuloi gjoksin ndërkohë që tha: “Amerikanët kanë nevojë për ju”.

PSA ka inkurajuar votimin me postë dhe ka bërë thirrje që të ndjekin udhëzimet me kujdes. Zgjedhjet janë me datë 3 nëntor 2020, por mënyra e votimit ndryshon pasi secili shtet ka afatet dhe rregullat specifike të votimit.

 

 

Për shembull, të gjithë votuesit e regjistruar në Kaliforni do të pajisen me një fletë votimi jo më vonë se 29 ditë para Ditës së Zgjedhjeve.  Për të mësuar më shumë rreth regjistrimit për të votuar në SHBA, qeveria ka ofruar informacion zyrtar.

Vetëm dje kanë votuar më shumë se 4 milion amerikanë, gjë që tregon një pjesëmarrje rekord.

 

 

Michael McDonald nga Universiteti i Floridas tha për Reuters se ai parashikon një pjesëmarrje rekord prej rreth 150 milion, e cila përfaqëson 65% të votuesve dhe parashikohet të jetë pjesëmarrja më e madhe që nga viti 1908, transmeton abcnews.al

Ndërkohë, gati gjysma e votuesve amerikanë nga të dy partitë kryesore kanë humbur besimin në vlefshmërinë e zgjedhjeve të ardhshme sipas një sondazhi të ri. Sondazhi i YouGov i cili përfshiu 1,999 votues nga i gjithë vendi, midis datave 1 dhe 2 tetor, zbuloi se 47 përqind e të anketuarve besonin se zgjedhjet nuk do të ishin transparente dhe të ndershme.

51 përqind  nuk mendojnë që amerikanët do të pranojnë presidentin e zgjedhur në mënyrë legjitime dhe 56 përqind thanë se prisnin të shihnin ‘rritje të dhunës si rezultat i zgjedhjeve’./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!