Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Dënohet kreu i Rrogozhinës/ Apeli i GJKKO: Një vit burg për Edison Memollën

schedule13:54 - 9 Shkurt, 2026

schedule 13:54 - 9 Shkurt, 2026

Edison Memolla shkon në burg. Apeli i Gjykatë se Posaçme vendosi lënien në fuqi të dënimit me 1 vit burg dhënë nga shkalla e parë për kryetarin e bashkisë Rrogozhinë. Po ashtu Memolla do duhet që për 5 vitet e ardhshme të mos ushtrojë asnjë funksion publik.

Vendimi është i formës së prerë dhe pritet të ekzekutohet brenda ditës së hënë. Trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Florian Kalaja, Igerta Hysi dhe Daniela Shirka, nuk pranuan kërkesën për pafajësi apo dënim alternativ, shërbim prove për Memollën.

Kryebashkiaki i Rrogozhinës u regjistrua teksa ndikonte tek punonjësit e OSHEE për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një abonenti debitor në këmbim të votave për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit 2022.



Apeli i GJKKO la në fuqi edhe vendimet për 3 të pandehur të tjerë Blerim Xhamani dhe Isuf Tosku, të cilët u dënuan nga shkalla e parë përkatësisht me 1 vit dhe 8 muaj burg, ku për Toskun dënimi u pezullua duke u vendosur në shërbim prove. Në fuqi u la edhe dënimi për Ndriçim Tafxhafa që u dënua me 1 vit burg./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!