Apeli i Posaçëm kthen për gjykim ”Gërdecin”, reagon ish-ministri Fatmir Mediu

schedule14:02 - 24 Shtator, 2021

schedule 14:02 - 24 Shtator, 2021

Ish-ministri Fatmir Mediu ka reaguar përmes avokatit të tij pasi Apeli i Posaçëm ktheu për gjykim çështjen ”Gërdeci”.  Përfaqësuesi ligjor i Mediut, Ardian Visha në një deklaratë për shprehet se vendimi i marrë nga gjyqtarja e Apelit të Posaçëm është një akt jo kushtetues dhe pluri-shkeles të Konventes Europiane Per te Drejtat e Njeriut dhe një sere ligjesh te tjera te vendit.

Sipas avokatit të ish-ministrit, vendimi është i pavlefshëm pasi kjo është hera e parë që një gjyqtare e një gjykatë të nivelit më të ulët, rrëzon vendimin e Gjykatës së Lartë.

Vendimi, shprehet Visha, synon procedimin për një akuze, fati përshkrues i së cilës ka kaluar prej kohësh.  Bëhet po ashtu e ditur se nga mbrojtja e zotit Mediu do të ketë një reagim pasi të njihen me arsyetimin e vendimit të Apelit të Posaçmëm që  e cilësojnë si të paligjshëm.

Deklarate

“Ne cilesine e perfaqesuesit ligjor te z Fatmir Mediu shpreh sa me poshte: Vendimi i deklaruar ne media nga  Gjyqtarja e Apelit te Posacem, perben nje akt jo Kushtetues dhe pluri-shkeles të Konventes Europiane Per te Drejtat e Njeriut dhe nje sere ligjesh te tjera te vendit..

Ai(vendimi) perben nje pavlefshmeri absolute e ne cdo rast baza motivuese e tij nuk mund te jetë kurre ligji.

Eshte hera e pare ne jurisprudence kur  nje gjyqtare e nje gjykate te nivelit me te ulet prish vendimin e Gjykates Larte!!

Vec të tjerave shkelja e ligjit është e dukshme , sepse e njejta ceshtje(kerkese) eshte shqyrtuar dhe hedhur poshte nga gjykata e shkalles pare dhe gjykata e apelit, Tirane në vitin 2019.

Ky vendim hapur cenon parimin e sigurise juridike, parimin e gjese se gjykuar, parimin e ligjit favorizues dhe per me teper synon procedimin per nje akuze afati parashkrues i se ciles ka kaluar me kohe. Pasi te  njihemi me “ arsyetimin” e ketij akti te paligjshem, do reagojmë me transparencë e me te gjitha mjetet ligjore të përshtatshme.”

SPAK kërkon revokimin e vendimit të Gjykatës së Lartë dhe rinisjen e gjykimit për ish-ministrin e Mbrojtjes për akuzën e shpërdorimit të detyrës në lidhje me tragjedinë e Gërdecit ku nga shpërthimi i punishtes së demontimit të armëve mbetën 26 të vrarë dhe qindra të plagosur. /abcnews.al/