Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda e vlerësoi të vlefshëm dhe e la në fuqi vendimin e shkallës së parë për sekuestrimin e pasurisë së Kelmend Balilit.
Në nëntor të vitit të kaluar, gjykata vendosi me kërkesë të prokurorisë së krimeve të rënda, vënien nën sekuestro të gjitha bizneseve dhe pronave te Klement Balilit, si Santa Quaranta, restorante, toka dhe prona të tjera të familjes.
Ky vendim i gjykatës së shkallës së parë u apelua nga familja e Balilit, por edhe Gjykata e apelit të Krimeve të Rënda e ka lënë sot në fuqi këtë vendim.
Klement Balili është shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim të lëndëve narkotike. Dyshohet se këto pasuri janë vënë me të ardhura që burojnë nga ky aktivitet kriminal.
Balili është ende në arrati, por prokuroria e Krimeve të Rënda vazhdon hetimet ndaj tij./abcnews.al