Shkolla bujqësore amerikane ‘Ch.T. Erickson’ në Golem të Kavajës, e themeluar me 20.09.1925, ishte dëshmia e parë e Investimeve Amerikane në Shqipëri dhe vatra e edukimit të mijëra agronomëve, veterinerëve, zooteknikëve dhe speciaistëve të bujqësisë shqiptare.
Themelet e saj ishin ndërtuar me një donacion prej 10.000 dollarësh të dhënë nga Presidenti i 31- të amerikan, Herbert Hoover.
Më 1925 shkolla quhej Instituti Shqiptaro – Amerikan, deri më 1939; Më pas Teknikumi Bujqësor “Ylli i Kuq”; Në vitin 2012 mori emrin Shkolla Profesionale “Charles Telford Erickson”.
Ndërkohë pak muaj më parë, kjo shkollë është shembur, por brenda saj ka mbetur një kinema, të cilën anëtari i këshillit të ambasadorëve, Mal Berisha bën thirrje për mos ta prishur.
I ftuar në ABC News, ai i është drejtuar ambasadores Amerikane, Yuri Kim për ta ruajtur këtë institucion historik.
“Shkolla u ndërtua më 1925 dhe Erikson ja dorëzoj më pas një fondacioni të lindjes së afërt dhe ata dërguan një arkitekt amerikan, i cili erdhi dhe bëri një tur në Shqipërinë e mesme. Kinemaja është ndërtuar 1935, pastaj në vitin ‘39 kur erdhën italianët, ata kishin urrejtje dhe prishën. Më ‘45 me ardhje e pa komuniste, i vun emrin ‘Ylli i kuq’. Deri kur u prish kohët e fundit.
Nuk uroj që ajo shkollë të ketë fatin e teatrit, pasi nuk ka dëmtime nga tërmeti. E kanë lënë të degratuar, shkojnë njerëz herë pas here dhe e prishin. Unë sugjeroj që aleati ynë është Amerika dhe uroj të mos lejojë të shkatërrohet.
Unë prej kësaj studio i bëj thirrje ambasadës Amerikane, ambasadores, të cilët përmendin dashurinë e tyre pasi ka shumë familje shqiptare në Amerikë dhe duhet të ruajmë këtë marrëdhënie midis dy vendeve”, u shpreh Berisha. l.k/abcnews.al