Gjykata e Apelit të Posaçëm ka vendosur në Dhomë Këshillimi mospranimin e ankimit të familjarëve të viktimave të 21 Janarit. Familjarët kishin ankimuar vendimin e SPAK që ia kaloi kallzimin e tyre për kompetencë Prokurorisë së Tiranës.
Me këtë vendim çeshtja e 21 janarit nuk do të merret nën hetim nga Prokuroria e Posacme, duke i kaluar përfundimisht prokurorisë së Tiranës.
Edhe më herët familjarët e viktimave të 21 janarit kanë shprehur mosbesimin e tyre se çështja mund të zbardhet në një gjykatë të zakonshme.
Gjatë protestës së 21 janarit 2011, mbetën të vrarë Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj./abcnews.al