Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Apeli i GJKKO dënon me 200 vite burg 35 të akuzuarit e shtatë bandave kriminale

schedule10:12 - 25 Shkurt, 2022

schedule 10:12 - 25 Shkurt, 2022

Apeli i GJKKO ka dhënë vendim të formës së prerë, për 35 anëtarë të shtatë bandave kriminale, që veronin si një grup i strukturuar, dhe që u hetuan për trafikim të mbi 300 persona drejt vendeve të BE, Anglisë, SHBA dhe Kanada, në këmbim të vlerave monetare, që varionin nga 7 mijë paund për në Britani, dhe 25 mijë deri në 30 mijë dollarë për në SHBA e Kanada.

Ky grup i strukturuar kriminal u godit në vitin 2018, nga një aksion i gjerë i policisë shqiptare, në bashkëpunim me policinë franceze, italiane, spanjolle dhe angleze, si dhe dy agjentë specialë të Shërbimit Diplomatik të Sigurisë së Departamentit Amerikan të Shtetit. Në total janë afro 200 vite dënime për 35 të akuzuarit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!