Apeli i Durrësit lë në burg Florenc Çapjan

schedule19:00 - 2 Korrik, 2019

schedule 19:00 - 2 Korrik, 2019

Apeli i Durrësit  ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së parë në Elbasan për Florenc Çapjan, duke dhënë “arrest me burg”.Në seancën për masën e sigurisë, Çapja nuk ishte i pranishëm por u përfaqësua nga avokati i tij. Ai  u arrestua me 14 qershor në Elbasan gjate operacionit “Krasta”. 38-vjeçari është personi i dyshuar për tentativën e vrasjes së ish-policit Fadil Mema. Implikimi i Florenc Çapjas është zbardhur nga përgjimet e kryera ndaj tij prej vitesh. Ngjarja për të cilën akuzohet Çapja ka ndodhur 13 vite më parë, e konkretisht më 30 Janar të 2006-ës. Mema u plagos në prani të familjarëve të tij, ndërsa Florenca Çapja u shoqërua disa herë në polici, po ndaj tij nuk u ngritën akuza për mungesë provash.  Prokuroria sqaroi  gjatë seancës së masa e arrestit ndaj Capajt është dhënë vetëm për tentativën e vrasjes në 2006, ndërsa hetimet vijojnë për të parë nëse 38-vjeçari ka qenë i përfshirë në vrasjen e Memës në Itali./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!