Apeli i dha vulën e PD Berishës/ Rekursi i Bashës i dërgohet për shqyrtim Gjykatës së Lartë

schedule14:46 - 29 Korrik, 2024

schedule 14:46 - 29 Korrik, 2024

Rekursi i Lulzim Bashës në lidhje me vendimin e Gjykatës së Apelit, për t’i dhënë Sali Berishës vulën e Partisë Demokratike, i është dërguar për shqyrtim Gjykatës së Lartë.

Përmes një njoftimi, Gjykata e Apelit informoi se dosja u dërgua për shqyrtim këtë të hënë.

“Në vijim të komunikimeve mbi veprimtarinë e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, ju njoftojmë se:

Më datë 23.07.2024, është paraqitur rekurs nga përfaqesuesi ligjor i Partisë Demokratike, av. Indrit Sefa, ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm  nr. 723, datë 11.06.2024. Pas kryerjes së veprimeve administrative (komunikimit te rekursit), sot më datë 29.07.2024, dosja u dërgua për shqyrtim rekursi në Gjykatën e Lartë.”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Apelit.

Vetë Basha nuk ka sqaruar ende se si ai do të jetë pjesë e zgjedhjeve parlamentare të 2025./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!