Apeli i autoriteteve: Belgë, bëhuni patriotë dhe hani patate të skuqura, të paktën dy herë në jave!

schedule16:35 - 1 Maj, 2020

schedule 16:35 - 1 Maj, 2020

750 mijë ton patate rrezikojnë të shkojnë dëm në Belgjikë nëse 11 milion belgë nuk do i binden apelit të sektorit për të konsumuar të paktën dy herë në javë patate të skuqura.

Belgë, duhet të jeni patriotë, hani patate të skuqura të paktën dy herë në javë.

Është kjo përpjekja për të shmangur një shpërdorim të madh të ushqimit dhe një humbje të konsiderueshme parash. Belgjika si vendet e tjera europiane, po përjeton dramën e pandemisë me një mbyllje të vendit të ngjashëm me atë në Itali.

Dhe me pasojat e njëjta të rënda ekonomike që po pësojnë dhe vendet e tjera në të gjithë bptën.

Dhe kështu atdheu i patateve të skuqura që shërbehen në restorantet në qendër, e majonezës dhe patatinave ka nisur një fushatë patriotike për të kufizuar dëmet.

Vendi është prodhuesi i parë në botë për patatet e ngrira, për skuqje, dhe me mbylljen e restoranteve si dhe ngadalësimin e eksportit ka magazinuar më shumë se 750 mijë ton patate të pashitura që rrezikojnë të prishen.

Nga këtu dhe ideja për tu bërë apel qytetarëve që të konsumojnë sa më shumë.

Restorantet dhe pub-et zakonisht shërbejnë birrë dhe patate të skuqura, një specialitet që belgët e duan shumë.

Disa restorante të tilla janë të famshme në Belgjikë, aq sa më shumë se njëherë kancelarja gjermane Merkel është parë teksa i blen në pushimet nga negociatat maratonë të këshillit europian, vetëm pak metra më larg.

Por është e qartë se 11 milion belgë, sa do të impenjohen nuk do të mund të konsumojnë dot 750 mijë ton patare, 90 për qind e të cilave duhej të ishte eksportuar.

Në këtë situatë industrua po përpiqet të shpëtojë sa më shumë duke i dhuruar në qendrat për të varfërit apo duke i transformuar në ushqim për kafshët.

Do të humbasë para por të paktën nuk do t’i hedhë në kosh. Qeveria belge i ka kërkuar ndihmë komisionit europian për sektorin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!