Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Felipçe ka konfirmuar identifikimin e 5 rasteve të tjera të variantit Delta të koronavirusit.
Sipas tij tri raste janë evidentuar në Shkup, një në Kumanovë dhe një tjetër në Tetovë.
Ai i bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen pasi është e vetmja mundësi për të parandaluar përhapjen e pandemisë.
“Për të gjitha llojet e mutacionit të Covid, shpëtimi i vetëm për qytetarët është vaksina. Kjo është e vetmja mënyrë për ti dhënë fund pandemisë”, ka thënë ai./abcnews.al/