“Në spitalin “Hygeia” është futur së fundmi një pajisje e re, akseleratori linear TrueBeam High Definition Radioterapi System, i cili bën të mundur që të trajtohen edhe tumoret më të vegjël me saktësi të lartë.
Në një intervistë me Fabiola Hoxhën në ABC, mjeku onkolog-radioterapeut Ledio Bregu tregoi sesi kjo pajise trajton në mënyrë eficente pacientët që kanë nevojë për radioterapi, në një kohë të shkurtër dhe me efekte minimale anësore.
“Kjo është një pajisje komplekse një saktësi submilimitrike. Gjithë sekreti i radioterapisë është të godasësh me saktësi aty ku është kanceri,” shpjegon mjeku.
Sa i përket efekteve anësore, Bregu shpjegon se me këtë pajisje ato janë minimale. Në pjesën më të madhe shkakton debulesë, ndërsa kur bëhet fjalë për kancerin e qafës dhe kokës.
“Ka probleme gjatë ushqimit. Efekti më i madh anësor që ka. Në pjesë të tjera mund të japë një lloj debulese.”
Por sa zgjasin terapitë me akseleratorin linear TrueBeam High Definition Radioterapi System? Mjeku onkolog-radioterapeut Ledio Bregu tregon se për një pacient mund të jenë të nevojshme 35 deri në 39 seanca.
“Bëhet nga një seancë në ditë. Mund të duhen 35-39 të tilla. Të shtunë e të diel behët pushim që të rikuperohet organizmi.”
Ndërsa seanca me aparaturat e vjetra mund të zgjaste diku tek 30 ose 40 minuta, me “True Beam” mjaftojnë vetëm 90 sekonda. Në total janë 10 minuta bashkë me përgatitjen e pacientit.
Po ashtu, Ledio Bregu theksoi se çmimet tek “Hygeia” mbeten të njëjtat me ato që aplikoheshin me aparaturat e vjetra.
“Çmimet vijojnë të jenë si ato që kemi pasur me pajisjet e vjetra, nuk ka rritje çmimi. Janë më të lirat në rajon me të njëjtën cilësi pajisjesh.”
Edhe pse radioterapia bëhet vetëm një herë, për raste të rralla kur kërkohet sërish rrezatim, kjo pajisje mundëson bërjen e një terapie të dytë. sb/abcnews.al/