Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Anxhela Peristeri zbulon pagesën më të lartë që ka marrë për këndim

schedule16:12 - 8 Shkurt, 2021

schedule 16:12 - 8 Shkurt, 2021

Anxhela Peristeri është një ndër këngëtaret më të kërkuara të momentit. Ajo pëlqehet nga publiku jo vetëm për zërin, por edhe për  performancat që dhuron.

E ftuar së fundmi në ‘NIN’, gjatë rubrikës “Haje ose Thuaje”, u pyet saktësisht se cila ka qenë pagesa më e lartë që ka marrë.

“8 mijë euro”, ka zbuluar këngëtarja duke shtuar se ka pasur edhe vlera shumë më të ulëta.



Ndër të tjera, Anxhela u pyet sa i takon arsyes më serioze për të cilën është grindur me personin e zemrës.

“Unë s’kam qenë pa person zemre, kështu që mund të të jap shumë arsye grindjeje. E vetmja gjë që më acaron është xhelozia, për këtë mund të grindem. Pastaj në qoftë se personi i zemres grindet për gjëra të tjera, atëherë duhet të pyesni atë”, u shpreh Peristeri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!