Anxhela Peristeri flet për pjesëmarrjen në “Festivalin e Këngës”

schedule21:47 - 2 Dhjetor, 2020

schedule 21:47 - 2 Dhjetor, 2020

Anxhela Peristeri ka qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit pas disa lajmeve që qarkulluan në media, se është përzgjedhur si fituese e Festivalit të Këngës. E ftuar në emisionin “E ardhmja është vajzë” me Ermira Çaushollin, këngëtarja foli për pjesëmarrjen, ndërsa tha se në Eurovision duhet të shkojë më i miri.

Megjithatë, edhe nëse nuk do të zgjidhet fituese, Anxhela tha se do të jetë përsëri e lumtur pasi “do të mbetem me një këngë shumë të mirë në repertorin tim dhe prapë do të ngelem e kënaqur.”

Pjesëmarrja nëpër festivale është sukses për çdo artist sepse festivali është një kategori që të lejon të këndosh këngë me nivel, të shpalosësh vlerat e tua vokale dhe talentin tënde. Për ne në CV-në festivali është një gjë shumë e madhe. Sigurisht që e kemi menduar veten fitues sepse materiali që kemi bërë mendojmë se e kemi shumë të mirë dhe është një nga pretendentët për mendimin tim.

LEXO EDHE: Anxhela Peristeri u shpall fituese para festivalit, Martin Leka sqaron për ABC zërat

Festivali ka materiale shumë të bukura këtë vit, ka një konkurrencë në festival. Për mua duhet të fitojë më i miri dhe të shkojë në Eurovision. Nëse më e mira jam unë sipas mendimit të jurisë do t’i falenderoja shumë, nëse jo do të mbetem me një këngë shumë të mirë në repertorin tim dhe prapë do të ngelem e kënaqur.“, u shpreh Anxhela. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!