Anulojnë dasmën për shkak të koronavirusit, çifti martohet nëpërmjet kamerave

schedule13:15 - 2 Prill, 2020

schedule 13:15 - 2 Prill, 2020

Në shumë aspekte, kjo dasmë ishte si të gjitha të tjerat.

Në ditën e dasmës, prindërit e dhëndrit u zgjuan herët dhe u bënë gati me rrobat e tyre më të hijshme.

Kur ishin gati që martesa të fillonte, ata shkuan në sallon dhe u bashkuan me anëtarë të tjerë të familjes për të parë livë se si djali i tyre martohej, 12874 km larg tyre, Phoenix në Arizona.

Disa anëtarë të familes do të fluturonin nga New Delhi për dasmën, por ditën e nisjes fluturimet u anuluan.

Udhëtimi ishte planifikuar që prej një viti, por në këtë situatë u desh të gjendej një zgjidhje alternative.

Dasma me 150 të ftuar u kthye në një telefonatë me kamera.

Dhëndri ishte duke udhëtuar me avion nga Londra për në Phoenix kur mori vesh që dasma nuk mund të vazhdonte sipas planeve dhe mezi arriti në shtëpi në kohë.

Ai thotë se kjo ishte një mënyrë për të shijuar dasmën dhe të ndjejë sado pak praninë e familjes./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!