Anulohet takimi i Hotit me liderët e partive politike

schedule09:41 - 20 Gusht, 2020

schedule 09:41 - 20 Gusht, 2020

Takimi i përcaktuar të enjten mes kryeministrit të Kosovës Abdullah Hotit dhe partnerëve të tij të koalicionit është shtyrë.

Zëdhënësi i AAK-së, Lulëzim Blakaj ka thënë takimi është shtyrë për ditën e hënë.

“Sot nuk mbahet takimi i paralajmëruar, është shtyrë për ditën e hënë”, ka thënë ai.

Hoti sot do të bënte bashkë në një takim partnerët e tij në koalicionin qeverisës.

Takimi ishte bërë i ditur nga konfirmimi i pjesëmarrjes së kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Megjithatë çështjet që synohej të diskutoheshin nuk ishin bërë publike.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!