Gjykata administrative e Berlinit anuloi rregulloren në fuqi në kryeqytetin gjerman një javë më parë, për sa i përket mbylljes së bareve dhe restoranteve në orën 23 të mbrëmjes deri në 6 të mëngjesit, raporton RaiNews
Vendimi u mor si pjesë e masave për të frenuar përhapjen e Covid-19. Lajmi është konfirmuar nga mediat gjermane. Gjykata pranoi apelin e dhjetëra lokaleve, pronarët e të cilave e konsiderojnë masën të tepruar.
Sipas tyre mbyllja e vendeve të tilla nuk i ndalon të rinjtë që të takohen diku tjetër, ku ndoshta nuk aplikohen masat e higjienës si në lokale.
Gjermania për dy ditë rresht ka shënuar rekord rastesh të reja me të infektuar me koronavirus. Instituti gjerman për sëmundjet infektive konfirmoi se në 24 orët e fundit janë shënuar më shumë se 7 mijë raste të reja me Covid-19, pas 6.600 të një dite më parë. Totali i rasteve është mbi 348 mijë ndërsa vetëm në Berlin janë 551./abcnews.al