Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Anulohet për herë të dytë tenderi për dhënien me koncesion të aeroportit të Sarandës

schedule18:29 - 26 Dhjetor, 2021

schedule 18:29 - 26 Dhjetor, 2021

Ka dështuar sërish tenderi për dhënien me koncesion të aeroportit të Sarandës. Njoftimi është bërë nga vetë Ministria e Infrastrukturës e cila deklaron anulimin kontratës për dhënien me koncesion/partneritet publik privat, për projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe transferimin e Aeroportit të Sarandës.

Ministria e Infrastrukturës thekson se anulimi ka ardhur për shkak se në garë nuk u paraqit asnjë ofertë, ndërkohë që vlera minimale e tenderit ishte 34,3 milionë euro.

“Nuk është dorëzuar asnjë ofertë brenda afateve kohore, pra nuk ka pasur pjesëmarrës në garë.” njoftohet nga Ministria e Infrastrukturës.



Kujtojmë se afati për paraqitjen e ofertave ishte deri në 26 nëntor. Në bazë të njoftimit të bërë nga Agjencia e Prokurimit Publik (APP) më 26 tetor, investitorët me interes kishin një muaj kohë për të dorëzuar ofertat.

Procedura e parë e tenderit në Aeroportin e Sarandës u mbyll më 14 tetor. Pavarësisht ndryshimeve në kontrata dhe dy zgjatjeve të afateve, përpjekja e parë dështoi për të tërhequr asnjë ofertë dhe si duket ka dështuar edhe e dyta.

Sipas dosjes së ofertës në dispozicion në Agjencinë e Prokurimit Publik me numrin e referencës: REF-09417-10-25-2021, vlera e parashikuar e projektit është 34,320,000 Euro (pa TVSH) ndërsa kohëzgjatja e kontratës është caktuar 35 vjet.

Bazuar në dokumentet zyrtare, projekti i planifikuar (një lloj investimi Greenfield) do të zbatohej në zonën e fushës së Vurgut, gjashtë km larg Sarandës dhe në një lartësi prej 20 metrash mbi nivelin e detit.

/abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!