Anulohet ndeshja e futbollit, shkak ngjyra e flokëve të lojtareve

schedule11:37 - 9 Dhjetor, 2020

schedule 11:37 - 9 Dhjetor, 2020

Një ndeshje futbolli u anulua pasi lojtarët e saj kishin shkelur rregullat e rrepta të Partisë Komuniste dhe organizatorëve lidhur me paraqitjen e tyre fizike.

 

Siç raporton edhe CNN, ndeshja e planifikuar mes ekipit të femrave të Universitetit Fuzhou dhe të Universitetit Jimei në Kinë , ishte anuluar pasi disa nga lojtaret kishin shkelur rregullin i cili i ndalon ato të lyejnë flokët e tyre.

Pas këtij konstatimi, stafi organizator i urdhëroi vajzat dhe u sigurua që flokët e tyre të lyheshin sërish të zeza në sallonet më të afërta të estetikës. Sidoqoftë kjo nuk mjaftoi pasi edhe pas rivijimit të ndeshjes u urdhërua që njëra nga lojtaret ta linte atë pasi flokët e saj nuk ishin ende “aq të zeza sa duhen”. Ky penalizim do ti kushtonte ekipit në fjalë edhe humbjen pasi nuk mund të siguronin dot numrin e duhur të lojtarëve.

Kjo nuk është hera e parë që lojtarët Kinez penalizon si pasojë e rregullave të rrepta lidhur me pamjen e tyre fizike. Në vitin 2018 në një ndeshje të zhvilluar djemtë lojtar u detyruan të përdornin fasho në trup për të mbuluar tatuazhet e tyre. Gjithashtu, në po të njëjtin vit, u pezullua 12 muaj edhe njëri prej lojtarëve në ekipin kombëtar për shkak të një gjerdani të mbajtur gjatë ndeshjes./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!