Anulohet ndërtimi i dy HEC-ve

schedule17:59 - 30 Mars, 2019

schedule 17:59 - 30 Mars, 2019

Dy HEC-et e parashikuara për t’u ngritur në lumin Urakë në zonën e Kurbneshit nuk do të ndërtohen. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë  Belinda Balluku i ka anuluar pasi banorët e zonës u ankuan në platformën e bashkëqeverisjes.

“Qeveria është shumë e ndjeshme ndaj kërkesave të komunitetit dhe duke qenë se kjo zonë është shpallur një zonë e mbrojtur, këtu nuk do të lejohet ndërtimi i këtyre dy HEC-eve. Kjo është një zonë e mbrojtur, kështu që dhe në të ardhmen ju nuk do keni problematika të tjera”.

Proceduara për prishjen e kontratave kanë nisur. Ndërkohë Balluku theksoi se qeveria ka në fokus nxitjen e investimeve por pa rënë ndesh me interesat e qytetarëve.

“Ne e nxisim zhvillimin e ekonomisë, i mbështesim investitorët, por asnjëherë kur këto investime bien në kundërshtim me kërkesat, apo me të mirën e komunitetit”.

Ministrja e Infrastrukture dhe Energjisë iu bëri thirrje banorëve që për shqetësimet që ata kanë t’i drejtohet platformës së bashkëqeverisjes pasi aty mund të gjejnë zgjidhje./abcnews.al