Anulohet konferenca, Covid-19 prek kombëtaren e futbollit për femra

schedule11:52 - 26 Nëntor, 2020

schedule 11:52 - 26 Nëntor, 2020

Shqipëria e femrave preket nga Covid-19. Trajneri Armir Grima ka dalë pozitiv pas tamponit të bërë një ditë më parë, në respektim të protokollit të UEFA-s.

Kështu, sipas asaj që raporton gazetari i ABC, Simon Shkreli, konferenca për shtypin e programuar ditën e sotme në prag të ndeshjes kualifikuese të Euro2021 kundër Qipros, është anuluar.

Më parë ka pasur të infektuar edhe te kombëtarja e drejtuar nga Edy Reja, teksa doli pozitiv Elseid Hysaj. Një tjetër trajner i prekur ka qenë Alban Bushi, i cili drejton Shqipërinë U21. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!