Qindra fluturime janë anuluar si pasojë e grevës së punëtorëve në katër aeroporte në Gjermani.
Aeroporti i Këlnit/Bonnit njoftoi se janë anuluar 144 fluturime. Aeroporti i Dusseldorf-it vuri në dukje në fillim të kësaj jave se po funksiononte me një “orar fluturimesh të reduktuar”. Fillimisht kishte planifikuar 368 fluturime për sot.
“Asnjë nuk është e mundur për shkak të grevës së Verdit ”, tha Aeroporti i Shtutgartit në një deklaratë, duke u kërkuar pasagjerëve të mos shkojnë në aeroport.
Në fillim të kësaj jave, aeroportet në Berlin, Bremen dhe Hamburg ndaluan të gjitha fluturimet komerciale për shkak të grevës, në raundin e fundit të aksioneve industriale.
Punëtorët po kërkojnë paga më të larta për shkak të inflacionit të lartë.
/abcnews.al