Anulimi i vizitës së Borrell/ Kina: E mirëpresim në kohën më të përshtatshme për të dyja palët

schedule09:24 - 5 Korrik, 2023

schedule 09:24 - 5 Korrik, 2023

“Kina vlerëson marrëdhëniet me Bashkimin Evropian dhe mirëpret shefin e politikës së jashtme të bllokut, Josep Borrell, të vizitojë vendin në kohën më të hershme të përshtatshme”.

Kështu u shpreh të mërkurën Ministria e Jashtme kineze, shkruan Reuters.

“Ne mirëpresim Përfaqësuesin e nivelit të Lartë Borrell të vizitojë Kinën në kohën më të hershme të përshtatshme për të dyja palët. Ne jemi të gatshëm të ruajmë komunikimin me BE-në për këtë,” tha zëdhënësi i ministrisë së jashtme, Wang Wenbin në një konferencë për shtyp.

Një zëdhënës i BE-së deklaroi ë martën se Kina anuloi një udhëtim të Borrell të planifikuar për javën e ardhshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!