Kryetari PDK-së, Memli Krasniqi ka reaguar pas anulimit të mbledhjes së përbashkët mes dy qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë që ishte planifikuar të mbahej ditën e nesërme në Gjakovë.
Kreu i PDK-së e ka cilësuar si alarmuese anulimin e mbledhjes. Krasniqi shton se në kohën kur ‘aleatët perëndimorë janë zhgënjyer me qeverinë e Kosovës, kemi nevojë për Shqipërinë’.
“ALARMUESE! Në kohën kur të gjithë aleatët perëndimorë janë të zhgënjyer me Qeverinë e Kosovës, ne kemi nevojë për Shqipërinë më shumë se kurrë!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
LEXO EDHE: Rama konfirmon anulimin e mbledhjes së dy qeverive: Kam kërkuar takim të ngushtë me Albin Kurtin
Pak më parë kryeministri Edi Rama konfirmoi anulimin e mbledhjes. Ai tha se duke marrë parasysh zhvillimet e fundit, kishte kërkuar një takim më të ngushtë me Albin Kurtin për të folur për situatën në veri./abcnews.al