Antuan Grizman u zyrtarizua si futbollisti më i ri i Barcelonës për shifrën e 120 mln euro dhe francezi pritet të nënshkruajë një kontrate pesë vjeçare. Tashme katalanasit kanë një sulm të frikshëm ku ne sezonin e ardhshëm do të startojnë me treshen Leo Messi, Antuan Grizman dhe Luis Suarez. Por kalimi i kampionit të botës me Francën pritet të shoqërohet nga një kalvar i gjatë diskutimesh dhe përplasjesh mes dy klubeve. Presidenti i madrilenëve Enrike Kerezo ka theksuar se do të mbronte të drejtat e klubit në rastin konkret. Numri një i Los Kolchoneros ka theksuar se ka prova për marrëveshjen e Barcelonës me futbollistin para se të hynte në fuqi ulja e klauzolës së largimit nga 200 mln në 120 mln euro që arriti në datën 1 Korrik. Kemi prova dhe ne kërkojmë shumën prej 200 mln euro. Jam i zhgënjyer nga sjellja e lojtarit sepse donte të largohej por nuk ka informuar për asnjë detaj. Do të shohim nëse vendimi i tij ishte i drejtë. Barcelona ka paguar për shërbimet e 27-vjeçarit 120 mln euro dhe tashme kërkon edhe 80 mln euro të tjera, aq sa ishte klauzola e parë e futbollistit francez.
Antuan Grizman kalon tek Barcelona
schedule20:30 - 13 Korrik, 2019
schedule 20:30 - 13 Korrik, 2019