Chelsea përballet me një pritje nervoze për të ardhmen e qendërmbrojtësit Antonio Rudiger dhe rivalët e Premier League si Manchester United, tani janë shfaqur si pretendentë për të nënshkruar me gjermanin.
Rudiger ka qenë i rregullt nën drejtimin e Thomas Tuchel, duke ndihmuar Blutë të fitojnë Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar dhe të nisin një sfidë për titull këtë sezon, por i skadon kontrata në fund të sezonit dhe mund të largohet për asgjë .
Ish-mbrojtësi i Romës do të jetë i lirë të nënshkruajë një marrëveshje parakontrate me një klub tjetër në vitin e ri dhe Real Madrid thuhet se ka qenë në kontakt.
Megjithatë, me bashkatdhetarin e Rudiger, Ralf Rangnick në “Old Trafford”, mbetet një shans që mbrojtësi jo vetëm të qëndrojë në Angli, por të kalojë në një nga rivalët e qëndrueshëm të “Bluve” në top-katërsh. /abcnews.al

