Antonio Konte firmos kontratë me Interin

schedule13:10 - 31 Maj, 2019

schedule 13:10 - 31 Maj, 2019

Antonio Konte është zyrtarisht trajneri i Interit. Ish-tekniku i Çelsit ka firmosur për tre sezone me zikaltërit ku do të fitojë 12 mln euro në sezon.

Antonio Konte është trajneri i ri i Interit. Njoftimi u bë nga sajti zyrtar i klubit Italian në orët e para të së premtes. Konte ka firmosur kontrate tre vjeçare me Interin ku do të përfitojë 12 mln euro në sezon duke u bërë trajneri më i paguar në Itali. Tekniku 50-vjeçar ka zbarkuar në San Siro pas eksperiencës fantastike tek skuadra e Chelseat.

Në njoftimin e skuadrës se Interit shkruhet: “Janë veprimet, vështrimet, detajet që përcaktojnë Antonio Konten. Një jetë dedikuar futbollit që kur ishte fëmije. I pasionuar dhe i dashuruar me topin në fillim si futbollist e me pas si trajner”.

Ndërkohe që presidenti i skuadrës së Interit, Steven Zhang u shpreh: “Jam i sigurt që Konte është një nga trajnerët më të mirë në botë, do të na ndihmojë të arrijmë qëllimin tonë për ta bërë këtë klub përsëri ndër më te mirët në botë”.

Trajneri me i ri i Interit është mjaft entuziast për këtë aventurë të re.

“Këtu fillon një kapitull i ri në jetën time. Do të përpiqem që me punë të shpërblej besimin e presidentit. Zgjodha Interin për seriozitetin dhe ambicien e projektit, për historinë e këtij klubi. Më ka pëlqyer qetësia e skuadrës dhe dëshira për t’u rikthyer në nivelet e larta”.

Pas nënshkrimit me Konten, drejtuesit e klubit zikaltër pritet të zhvillojnë një merkato të madhe për të ndërtuar një skuadër që të jetë e gatshme për të rivalizuar me kampionet ne fuqi të Italisë, Juventus./ABC News Albania 24/7 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!