Antonio Guterres bën thirrje për të zbatuar urgjent, një plan global për vaksinimin nga koronavirusi.
“Bota ka nevojë urgjente për një plan global të vaksinimit. Duhet të bëhen bashkë aftësitë shkencore, teknologjike si edhe financiare për të zbatuar një plan urgjent për vaksinat anti-covid”, tha sekretari i Përgjithshëm i KB Antonio Guterres.
Gjatë një seance me Këshillin e Sigurisë, ai tha se mposhtja e virusit tashmë edhe me gjetjen e vaksinës është më i rëndësishëm se kurrë.
“Mposhtja e koronavirusit është më i rëndësishëm se kurrë. Aplikimi i vaksinave po gjeneron shpresë , por në këtë kohë është thelbësore që të sigurohet vaksinimi për të gjithë dhe kjo të bëhet sa më shpejt të jetë e mundur. Megjithatë vetëm 10 vende kanë 75% të vaksinës anti-covid, ndërsa 130 vende nuk kanë marrë ende dozën e parë të vaksinës”, tha më tej Guterres shkruajnë mediat e huaja.
/abcnews.al/