Antonio Conte merr ofertë zyrtare nga Napoli

schedule20:12 - 15 Maj, 2024

schedule 20:12 - 15 Maj, 2024

Antonio Conte është gati që të rikthehet në stol.

Sipas  “Sportitalia”, ka ndodhur një takim mes trajnerit dhe presidentit të Napolit, Aurelio De Laurentis, në të cilin Conte ka marrë edhe ofertën e parë zyrtare.

Producenti i filmave në Hollivud i ka vënë mbi tavolinë Contes një kontratë 3-vjeçare prej 7 milionë eurosh në sezon, plus 2 milionë të tjera në formë bonusesh, e cila duket se është edhe ajo më rëndësishmja deri tani.

Conte nuk ka dhënë menjëherë një përgjigje, duke qenë se për të në garë është edhe Milani e Juventusi.