Antonio Conte i ka hapur dyert mesfushorit Christian Eriksen, i cili u largua nga Interi për shkak se nuk mund të aktivizohet në Serie A me defribilator në zemër.
Trajneri që doli kampion me Interin vjet dhe Eriksen e pati nën urdhra, ka deklaruar sot para mediave: “Për Christian Eriksen dyert janë gjithmonë të hapura. Po flasim për një lojtarë të rëndësishëm dhe mbi të gjithë për një super njeri.
Nuk kam folur me Christian kohët e fundit, por sigurisht është mrekullueshme ta shoh përsëri në një fushë futbolli duke shkelmuar topin.
Ajo që i ndodhi në verë nuk është diçka e mirë për njerëzit që kanë punuar me të dhe që e njohin. Kisha shumë frikë në ato momente”, deklaron Conte. /h.ll/ abcnews.al