Interi po mendon për merkaton e verës dhe synimet janë dy: afrimi i një tjetër sulmuesi dhe i një mesfushori qendror. Me Stefano Sensi që me shumë mundësi do të kthehet pas te Sassuolo, klubi zikaltër po mendon të blejë një lojtar nga Bayern Munchen.
Corentin Tolisso është objektivi i Interit, sikurse raporton Gazzetta dello Sport. Mesfushori pëlqehet nga trajneri Antonio Conte, i cili tentoi ta merrte nga Lyon kur drejtonte skuadrën e Chelsea. Gjithsesi ishin bavarezët ata që për pak më shumë se 40 milion euro e transferuan në Gjermani.
Bayern e ka në listën e lojtarëve për t’u shitur në verë dhe Interi mund ta marrë për 35 milion euro. Një pjesë të këtyre parave mund t’i sigurojë nga kalimi i Ivan Perisic te bavarezët, që po mendojnë ta blejnë kroatin e huazuar nga Interi.
Sa i takon objektivit për sulmin, mbetet në krye të listës një tjetër kampion bote, Oliver Giroud. Zikaltrit tentuan ta marrin në janar, por nuk ishin gati të paguanin për kartonin e tij dhe njëkohësisht t’i ofronin nJë pagë të mirë. Në verë sulmuesi del lojtar i lirë dhe Interi do të duhet të punojë për ta bindur atë, pasi janë disa skuadra që e duan. /abcnews.al