Antonio Konte mund të marrë drejtimin e Real Madridit. Klubi spanjoll kontaktoi sërish italianin, që duket më afër se kurrë pankinës së Los Blankos. Largimi në mënyrë jo korrekte nga kombëtarja spanjolle pak para se të niste botërori i Rusisë, për të marrë Real Madrid, mund të rezultojë vendimi më i gabuar i Julen Lopetegui në karrierën e tij sdi trainer futbolli. Klubi i Florentino Perez po mendon ta shkarkojë trainerin për mungesë rezultatesh. Jo vetëm kaq, duket se Los Blancos kanë gjetur edhe pasuesin e tij.
Mediat italiane raportojnë se Antonio Conte ka patur kontakte telefonike me madrilenët dhe ndryshe nga disa muaj më parë, kur nuk mundi të thoshte PO, kësaj herë duket se ish – traineri i chelsea ka dhënë pëlqimin e tij për tu ulur në pankinën e një prej klubeve më prestigjozë të futbollit. Priten më interes ndeshjet e ardhëshme të Realit që do të përcaktojë të ardhmen e Lopetegui. Nëse në transfertë ndaj Victoria Plzen, por mbi të gjitha në El Clasico me Barcelonën nuk do të merret suksesi i pretenduar, atëherë me shumë mundësi fati i trainerit është largimi./abcnews.al