Antoneta Sevdari rikthehet prokurore, Kolegji i Posaçëm i Apelit rishikoi vendimin pas ‘Strasburgut’

schedule13:26 - 10 Maj, 2024

schedule 13:26 - 10 Maj, 2024

Për herë të parë është rishikuar një vendim shkarkimi nga vettingu me formë të prerë për ish prokuroren Antoneta Sevdari, ish anëtare e KLP-së. Rishikimi i vendimit të shkarkimit nga Komisioni i Posaçëm i Apelimit erdhi pas vendimit të gjykatës së Strasburgut që i dha të drejtë Sevdarit. Mësohet se Sevdari është rikthyer në sistem si prokurore.

Strasburgu dënoi Shqipërinë me dëmshpërblimin e ish prokurores me disa paga dhe sugjeroi të rishikohej vendimi i shkarkimit të saj pasi i janë shkelur disa të drejta gjatë rivlerësimit kalimtar.

Ajo u konfirmua në detyrë nga shkalla e parë në 2018-tën, ndërsa u shkarkua një vit më vonë, për shkak se bashkëshorti i saj nuk kishte deklaruar të ardhurat që kishte fituar nga puna që kryente në arabinë saudite.

Sevdari në kohën e shkarkimit mbante postin e anëtares së Këshillit të Lartë të Prokurorisë ndërsa seanca e radhës do të mbahet më 17 prill. Në vitin 2022 Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, pranoi ankimin e prokurores Antoneta Sevdari dhe dënoi Shqipërinë që të dëmshpërblente ish-prokuroren me rreth 25 mijë euro dhe sugjeroi të rishikohej vendimi i shkarkimit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!