Antishpifje/ Parlamenti voton ligjin për AKEP me 87 vota pro

schedule19:09 - 18 Dhjetor, 2019

schedule 19:09 - 18 Dhjetor, 2019

Parlamenti votoi edhe ligjin e dytë të paketës “antishpifje” që ka të bëjë me funksionimin e AKEP.
Ky ligj mori 87 vota pro, ndërsa abstenoi deputeti socialist Ditmir Bushati. Kryeministri Edi Rama nuk ishte ne salle teksa u votuan ligjet e shumëdebatuara për median. Ligjet e qeverisë, morën edhe disa vota nga opozita e re.

Votimi në tërësi

87 pro
10 kundër
3 absetenim

Deputetët e LSI që mbështeten ligjin për AKEP janë:

Ylli Shehu
Edmond Rrushi
Aurora Mara
Edjola Braha
Nimet Musai

Ligji

“Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9918, datë 19.5.2008, “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar pdf (Neni 78 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, votim me shumicë të thjeshtë)”

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!