Antikorrupsioni/ Xhafaj: Sigurojmë vijueshmërinë e reformave kryesore. Çupi: Opozita nuk mund të miratojë rezolutat…

schedule22:09 - 29 Maj, 2024

schedule 22:09 - 29 Maj, 2024

Opozita ka ende një qëndrim të paqartë në lidhje me rezolutën antikorrupsion, lidhur me faktin nëse do të jetë pjesë e komisionit të posaçëm me mazhorancës. Ndërkaq deputetë të Berishës janë shprehur kundër, megjithëse grupi i Rithemelimit ka vendosur për abstenim.

Lidhur me këtë ka diskutuar në emisionin “Bardh a Zi”, deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj dhe deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi.

Xhafaj ka theksuar se përmes rezolutës anti-korrupsion sigurohet vijueshmëria e reformave kryesore, duke nisur nga reforma në drejtësi, e cila synohet të bëhet e paprekshme.

Ndërsa, Çupi ka deklaruar se opozita nuk mund të miratojë, rezolutat e aprovuara në partinë kundërshtare.

Xhafaj: Rezoluta është një projekt-akt, në bazë të të cilit ne sigurojmë vijueshmërinë e atyre që kanë qene reformat kryesore, duke nisur nga reforma në drejtësi, e cila synohet të bëhet e paprekshme dhe sigurisht që në bazë të efekteve që kjo ka pasur, synojmë që të sigurohemi që institucionet e ndryshme të kenë një mundësi që të avancojnë. Kemi synuar që këtë ta bëjmë në bashkëpunim me opozitën parlamentare, pavarësisht dhe pa paragjykuar ku është ky, në mënyrë që të kemi një komision, i cili të ndihmojë institucionet e ndryshme duke vijuar me monitorimin e tyre, duke vijuar pastaj dhe me thellimin e këtij procesi reformash.

Çupi: Ne po bëjmë tashmë 11 vjet qeverisje që nuk e kanë shkruar korruspionin në letër, por e kanë vjedhur buxhetin e shtetit, pronat e shtetit, takstat e shqiptarëve. Kanë vjedhur çdo gjë në 11 vjet dhe natyrisht atë që ti i ke vjedhur shqiptarëve dhe e ke futur në xhepin tënd, nuk mund të tallesh me shqiptarët me pretendimin se këto që ia ke vjedhur shqiptarëve po ia kthen me letër. Sepse ai që e ka bërë thotë kapni hajdutin, ndërkohë, hajduti është vetë. Është qesharake, është ironike. Reagimi i opozitës është ai që ka qene gjithmonë, ne korrupsionin do ta denoncojmë gjithmonë dhe korrupsioni nuk luftohet me letra dhe me propagandë disa muaj përpara zgjedhjeve. Korrupsionin e ka bërë kjo qeveri dhe është e pabesueshme të luftojë korrupsionin që ka bërë po prap vetë.

Le të jepi të drejtpërdrejtë dhe të sinqertë, rezoluta është një akt i mbajtur në strukturat e PS, grupit parlamentar dhe në kryesinë e PS. Nuk ka qene në asnjë komision. Opozita nuk mund të miratojë, rezolutat e diskutuara dhe të aprovuara në partinë kundërshtare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!