Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Antikorrupsioni”/ Meçe: Pretendimi se komisioni do të godasë SPAK, nuk qëndron. Vlerësohet reforma në drejtësi

schedule22:34 - 30 Maj, 2024

schedule 22:34 - 30 Maj, 2024

Analisti Arben Meçe thotë se komisioni antikorrupsion është i nevojshëm për shkak të disa rezolutave të Bashkimit Evropian, shkallën e lartë të korrupsionit në vend dhe problemeve me qeverisjen.

Në emisionin “360 gradë’ në ABC News, Meçe u shpreh se pretendimet se ky komision do të godasë Prokurorinë e Posaçme (SPAK) nuk qëndrojnë, pasi në rezolutë vlerësohet reforma në drejtësi.

“Komisioni i cili u votua sot është produkti i një rezolute të bërë para 3 ditësh. Artikulimi i opozitës për të mos pjesëmarrë qoftë në miratimin e rezolutës, qoftë edhe në komision, në themel të saj ka qëndrimin kundër SPAK, sepse e shohim si një manovër të Partisë Socialiste, të kryeministrit Rama për të kapur SPAK. Natyrisht fillon analiza tani, cilët janë instrumentet që do të përdoren në këtë rast dhe pse pikërisht ky komision do të përdoret për një gjë të tillë. Pse duhej? Duhej sepse janë disa rezoluta të Bashkimit Evropian së pari, shkalla e lartë e korrupsionit, problemet e qeverisjes. E kam lexuar me shumë vëmendje, edhe rezolutën dhe komisionin. Në rezolutë ka një kapitull të posaçëm, vlerësojmë suksesin e reformës në drejtësi.

Mbi këtë rezolutë është bërë komisioni. Pretendimi që komisioni do godasë SPAK, nuk qëndron, sepse vetë rezoluta e ngre në qiell SPAK. Do të thotë që ky komision në vetvete, nuk mundet të prodhojë konflikt brenda vetvetes. Çfarë detyra ka komisoni? Dy detyra ka komisioni. Detyra e parë e komisionit është të prodhojë tavolina dhe në tavolina të diskutojë në ambiente të hapura, në ambiente teknike, në ambiente politike, mbi problematikën që ka të bëjë me qeverisjen, korrupsionin dhe zbatimin e ligjit. Këto tre pika janë. Duhet të shohim çfarë ka. Në këto tavolina, do të jenë përfaqësues të opozitës, të shoqërisë civile, të institucioneve dhe të strukturave të partnerëve tonë ndërkombëtarë.

Do të jenë pjesëmarrës aktiv. Nuk ka të bëjë me SPAK kjo. Nuk është kjo që po diskutohet. Pika e parë është kjo, tavolina e rrumbullakët. Ka gjë të keqe kjo? Pika e dytë, hartimi i strategjisë mbarëkombëtare. Hartimi i strategjisë ndërkombëtare do të thotë, problematikat që dalin nga debati, në mirëkuptim dhe dakordësi me palët, do të prodhojë strategji kombëtare të luftës kundër korrupsionit. Ka gjë të keqe këtu? Kaq janë detyrat e këtij komisioni”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!