Antiinformaliteti tek Gjiri i Lalzit, Denaj apel bizneseve: Mos sfidoni shtetin

schedule19:00 - 18 Korrik, 2019

schedule 19:00 - 18 Korrik, 2019

Mos e sfidoni shtetin, respektoni rregullat dhe konkurrencën e ndershme. Apeli vjen nga ministrja e Financave dhe Ekonomise Anila Denaj e i drejtohet bizneseve. Ministrja ishte ne Gjirin e Lalzit ku u ndal aksioni kundër informalitetit. 

Mbi 700 subjekte në vend paraqesin rrezik potencial për evazion fiskal dhe mosregjistrim të punonjësve. Tatimet i  kanë konstatuar gjatë fushatës ndërgjegjesuese ndërmarrë tre muajt e fundit.

“Mbi 453 subjekte në sektorin e produkteve akcizës, 270 subjekte në sektorin e ndërtimit, të cilët janë evidentuar me risk më të lartë dhe për të cilin plani operacional do të vijojë të zbatohet në të gjithë territorin e vendit”.

Ministrja e Financave dhe Ekonomise Anila Denaj e bëri të ditur nga Gjiri i Lalzit ku u ndal në një aksion kundër informalitetit.

Denoncimin e një pronari hoteli në Gjirokastër e solli si shembull.

Kjo është një luftë në mbështetje të biznesit dhe konkurrencës së ndershme u shpreh ministrja Denaj e cila i drejtoi apelin e saj sipërmarrësve. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!