Anti-shpifja, gazetari: Socialistët do votojnë sot një ligj kundër BE

schedule08:52 - 18 Dhjetor, 2019

schedule 08:52 - 18 Dhjetor, 2019

I ftuar në “Abc-ja e mëngjesit” me Enkel Demin, gazetari Gjergji Erebara u shpreh se paketa anti-shpifje nuk prek televizionet dhe rrjete sociale, por vetëm të ashtuquajturat portale.

Kjo sipas gazetarit tregon edhe se çfarë ligji është, pasi lajmet e pavërteta qarkullojnë më së shumti në rrjetet sociale.

Ky ligj është për portalet, nuk prek televizionet dhe as rrjetet sociale. Kjo tregon ca ligji është. Presupozon se do të parandalojë Fake News, por lajmet e pavërteta qarkullojnë në rrjetet sociale”, tha ai, teksa shtoi se politikanët nuk janë subjekt i këtij ligji.

Ai (Rama) është i përjashtuar se është në Facebook dhe të gjitë komunikimit politike thotë ligji janë të përjashtuara. Nëse bën një deklaratë Berisha po Rama të gjitha këto nuk janë subjekt i ligjit. Qeveria është prodhuesja më  e madhe e fake neës sot në vend”, tha gazetari.

Erebara theksoi më tej se socialistët do të votjnë sot në Kuvend një ,ligj kundër BE, si dhe një paketë që ka shumë pak gjasa të zbatohet.

Socialistet nëse do e votojmë këtë do votojnë kundër BE dhe do të votojnë një ligj që është i paprecedentë në BE dhe do të votojnë një ligj që ka pak gjasa që do të zbatohet”, shtoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!