Anti-amerikanizmi

schedule08:00 - 1 Tetor, 2021

schedule 08:00 - 1 Tetor, 2021

Nga Endri Xhafo

Në shtator Shtetet e Bashkuara përkujtuan përkujtuan 20-vjetorin e sulmeve të tmerrshme të 11 shtatorit 2001, ku humbën jetën rreth 3000 persona. Me këtë rast gjigandi Netflix ka nxjerrë në platformën e vet një seri me 5 dokumentarë me titull “Pika e Kthesës: 11 shtatori dhe lufta kundër terrorit”.  Njësoj si në dokumentarë të ngjashëm më parë, si psh “Fahrenheit 9/11” i Michael Moore-it, del qartë se, pas 11 shtatorit populli amerikan pa me tmerr dhe me moskuptim se si ishte e mundur që popullsi të ndryshme në botë i urrenin aq shumë sa të organizonin akte të tilla të neveritshme.

Në fakt ky aspekt kaq radikal i anti-amerikanizmit i dedikohet Oussama bin-Ladenit dhe Al-Qaedas pas luftës së parë të Gjirit të ’91-shit, gjatë së cilës, për të mbrojtur Arabinë Saudite nga ndonjë pushtim i mundshëm iraken, amerikanët, me dakordësinë e familjes mbretërore saudite, dërguan trupa në atë vend. Mirëpo kjo u konsiderua “përdhosje e vendeve të shenjta të Islamit” nga Oussama bin-Ladeni, – që vetë ai rridhte nga një familje e pasur saudite, – dhe ndjekësit e tij, dhe shënoi një pikë kthese në marrëdhëniet e SHBA me këtë grup radikal islamist, me të cilin, njësoj si me muxhahedinët, amerikanët kishin bashkëpunuar përgjatë pushtimit sovjetik të Afganistanit.

Ndiqeni të plotë në videon e mëposhtme!