Sekretari amerikan i shtetit Anthony Blinken deklaroi të enjten se të gjitha provat tregojnë se Rusia po tenton të rrethojë dhe kërcënojë Kievin.
Ai u shpreh se Rusia kishte këmbëngulur për muaj që të tërë që nuk kishte asnjë qëllim për të pushtuar Ukrainën ndërkohë që nga ana tjetër kishte përgatitur një sulm gjakftohtë.
“Veprimet e Rusisë janë një fyerje për demokracinë, për të drejtat e njeriut. Për muaj të tërë, Rusia është përfshirë në një diplomaci të pretenduar, duke këmbëngulur se nuk kishte asnjë qëllim për të pushtuar Ukrainën.
Kremlini gjatë gjithë kohës ka përgatitur këtë sulm gjakftohtë, përmasat e të cilit nuk janë parë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore”. /abcnews.al