Anonim të lutem! Ortodoksi shtron iftar për 100 besimtarë myslimanë

schedule11:41 - 29 Prill, 2022

schedule 11:41 - 29 Prill, 2022

Besimtarët e besimeve të ndryshme kanë jetuar në paqe në Ballkan për shekuj me radhë deri sa në skenë u shfaq shovinizmi serb si edhe ekstremizma nga vendet e Gjirit Persik, të cilat tronditën jo pak jetën fetare në hapësirat shqiptare dhe Bosnje.

Megjithatë, vendet e rajonit vijojnë të ruajnë një traditë bashkëjetese në paqe me njeri-tjetrin dhe krahas shembujve të shumtë nga Shqipëria, një i tillë na vjen edhe nga Bosnja.

Mediat lokale raportojnë se një qytetar boshnjak i besimit ortodoks shtroi një iftar për 100 besimtarë myslimanë të qytetit të tij, Cazin në veri të vendit. E veçanta e gjithë kësaj ishte se personi që shtroi iftarin kërkoi të mbetej anonim duke mos u treguar as besimtarëve myslimanë se kush ishte. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!