Ankthi është i trashëgueshëm

schedule10:28 - 4 Gusht, 2018

schedule 10:28 - 4 Gusht, 2018

Ankthi është i trashëgueshëm, pra transmetohet nga prindërit te fëmijët. Konkluzioni i publikuar në revistën e neuroshkencës është arritur pas një studimi të gjatë të kërkuesve amerikanë të universiteteve të Wisconsin, të California-s dhe Maryland mbi majmunët.

Ata kanë studiuar një grup prej 378 të rinjsh të primatëve duke identifikuar zonat e trurit që aktivizohen gjatë ankthit dhe duke faktuar se ky lloj aktivitetit është i trashëgueshëm dhe mund të transmetohet nga prindi te fëmija. Pra temperamenti me ankth, reagimet ndaj vetëmbrojtjes dhe gjendja koshiente janë të gjitha të lidhura me paraardhësit.

Zbulimi është mjaft i rëndësishëm për studimin dhe fokusin tek prodhimi i trajtimeve efikasë, nga momenti që kurat aktuale ndërhyjnë mbi simptomat dhe jo mbi mekanizmat që shkaktojnë ataket e ankthit. Madje kërkuesit thonë se qëllimi është të ndërhyhet që në moshë të hershme aty ku është nevoja, në mënyrë që të shpëtohet e ardhmja e adoleshentëve./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!