Ankth te Manchester United, dëmtohet titullari i rëndësishëm

schedule22:30 - 15 Tetor, 2019

schedule 22:30 - 15 Tetor, 2019

Manchester United do ti duhet ti bëjë llogaritë pa David De Gean kundër Liverpool-it këtë fundjavë. Portieri rrezikon klasiken angleze pas dëmtimit në ndeshjen e sotme me kombëtaren Spanjolle.

De Gea ishte mes shtyllave në sfidën e sotme ku ekipi i Spanjës luan kundër Suedisë, por jo gjithçka shkoi siç duhet. Portieri nuk mundi ta vazhdonte më sfidën pas një dëmtimi në kofshë.

De Gea u zëvëndësua në minutën e 60 nga portieri i Chelsea-t, Kepa. Ai e la ‘La Rojan’ në humbje 1-0 kundër skandinavëve të Suedisë. Por më shumë janë të shqetësuar në Manchester ku i pret një ndeshje jo e lehtë me kryesuesit e Liverpool. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!