Ankth te Belgjika: Një mbrojtës me COVID, ritestohet e gjithë skuadra

schedule10:55 - 8 Shtator, 2020

schedule 10:55 - 8 Shtator, 2020

Brandon Mechele, mbrojtësi i Belgjikës që luan me Club Brugge, ka dalë pozitiv me COVID-19. Në takimin kundër Danimarkës ai ishte në stol dhe frika që ndonjë lojtar tjetër mund të jetë infektuar ekziston.

Vetë Federata Belge e Futbollit ka njoftuar se ditën e sotme të gjithë futbollistët do t’i nënshtrohen tamponit sërish, për të parë nëse ka ndonjë tjetër futbollist që është me COVID-19.

Sa i takon Mechele, ditën e djeshme ai është larguar nga skuadra do të izolohet. Shpresohet që mos të ketë lojtarë të tjerë te Belgjika të prekur nga koronavirusi. Sonte në mbrëmje, 20:45, kanë në program ndeshjen me Islandën dhe normalisht nuk do të donin që kjo ndeshje të shtyhej, apo të vendosej në tavolinë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!