Ankth për Shkurtajn, Orges Shehi u gëzohet dy titullarëve të tjerë

schedule10:58 - 5 Mars, 2020

schedule 10:58 - 5 Mars, 2020

Kukësi u ndal në barazim pa gola dje në sfidën me Vllazninë. Trajneri Orges Shehi nuk kishte në dispozicion tre titullarë. Dy prej tyre do të jenë të gatshëm për ndeshjen në Korçë me Skënderbeun, kurs kapiteni Besar Musolli mbetet ende në dyshim pas asaj përplasjeje në sfidën me Teutën.

Shehi në këtë përballje do të mund të llogarisë Eduart Rrocën dhe Valon Ethemin, të cilët e kanë shlyer pezullimin prej kartonëve të verdhë. Mungesë e sigurt është Olsi Teqja, i cili u ndëshkua me të verdhë dje dhe për të ishte i katërti. Kështu stafi teknik duhet të mendojë se kush do të luajë krah Obanor.

SHKURTAJ – Shqetësimi më i madh te Kukësi është sulmuesi Vasil Shkurtaj. Autori i 16 golave këtë sezon mori një goditje në ndeshjen me Vllazninë dhe pritet që të kryejë kontrollet mjekësore për të mësuar shkallën reale të dëmtimit të tij.

Pas takimit të djeshëm Shehi ishte i shqetësuar, madje deklaroi se Shkurtaj mund të mungojë disa javë. Nëse ndodh kështu, për Kukësin do të ishte një lajm i keq. Vlonjati është sulmuesi kryesor i verilindorëve dhe një nga më të mirët në Superiore, çka do të ishte një mungesë e madhe.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!