VIDEO/ Mbetjet e Kurum, anija në port. Nis shkarkimi i kontenierëve, dërgohen në Spitallë

schedule10:18 - 8 Nëntor, 2024

schedule 10:18 - 8 Nëntor, 2024

Ka nisur shkarkimi i 122 kontejnerëve me mbetje të dyshuara si të rrezikshme nga anija “Moliva” e kthyer nga Tajlanda, e cila u ankorua në kalatën numër 6 të portit të Durrësit mëngjesin e së premtes.

Kontejnerët do të zhvendosen direkt drejt vendit të përcaktuar ku do të qëndrojnë të monitoruara rreptësisht deri në fund të procesit të hetimit dhe deri në daljen e analizave.

Nga porti deri te vendi ku do të qëndrojnë kontenierët do të shoqërohet nga forca policie. Burime thonë për ABC News se kontenierët do të vendosen në afërsi të Kampusit Universitar në afërsi të fshatit Shën Vlash, në një hapësirë toke të sekuestruar nga “Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose Konfiskuar”, e cila është përshtatur dhe monitorohet nga kamera.

Prokuroria urdhëroi mbajtjen e 102 kontejnerëve në një vend të sigurt, larg nga zonat e banuara dhe me kushte sigurie fizike dhe shëndetësore, ndërsa paralelisht po kryhen hetimet dhe analizat e nevojshme.

Kontejnerët me mbi 2 mijë ton mbetje nga djegia e hekurit dhe çelikut u nisën nga Porti i Durrësit që nga data e 4 gusht me destinacion final Tajlandën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!