Ankimimi i Komisionerit Publik për gjyqtarin Dedja, të enjten vendimi

schedule17:51 - 12 Dhjetor, 2018

schedule 17:51 - 12 Dhjetor, 2018

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shqyrtuar të mërkurën ankimimin e Komisionerit Publik ndaj vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që e vlerësoi si të përshtatshëm për të vijuar detyrën gjyqtarin Bashkim Dedja, aktualisht kryetar i Gjykatës Kushtetuese.

Në seancën gjyqësore publike, janë dëgjuar argumentet e komisionerit publik që kërkonte shkarkimin e gjyqtarit Dedja. Ndërsa përfaqësuesi i KPK kërkoi rrëzimin e ankimimit, dhe kërkoi marrjen në shqyrtim nga trupi gjykues të disa dokumenteve, që paraqiti në cilësinë e provës.

Në njoftimin për shtyp të KPA, thuhet se pas konsultimit, trupi gjykues i vlerësoi si të panevojshme provat dhe u tërhoq për marrjen e vendimit, që do shpallet të enjten në orën 15.00.

Bashkim Dedja e kaloi me sukses procesin e vettingut më 13 qershor, ndërsa Komisioneri Publik ankimoi vendimin më 26 korrik bazuar në rekomandimin e ONM, sipas të cilit Dedja nuk arrin një nivel të besueshëm në vlerësimin e pasurisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!