Ankesa nga Kremlini: Perëndimi po tenton të hedhë në erë ekonominë ruse

schedule10:49 - 14 Mars, 2022

schedule 10:49 - 14 Mars, 2022

Ministri rus i financave ka akuzuar vendet e huaja se duan të çojnë Rusinë në falimentim “artificial” përmes sanksioneve të vazhdueshme kundër Kremlinit.

Anton Siluanov tha se vendet perëndimore synojnë të detyrojnë Rusinë të shkojë drejt falimentit.

“Ngrirja e llogarive në valutë të Bankës së Rusisë dhe te qeverisë ruse mund të konsiderohet si dëshira e një numri vendesh të huaja për të organizuar një faliment artificial që nuk ka baza reale ekonomike.”

Disa banka ruse janë bllokuar nga sistemi ndërkombëtar i pagesave Swift, si përgjigje ndaj pushtimit të Ukrainës./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!